Bylis-Tirana në dyshim

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 16:39 | Aktualitet

Ndeshja Bylis-Tirana vazhdon të mbetet në dyshim për t’u zhvilluar.

Institucioni i Shëndetit Publik (ISHP) ka urdhëruar policinë në Ballsh që të mos lejojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje me argumentin se pas rastit të lojtarit Qardaku, e gjithë skuadra mallakastriote duhet të hyjë në karantinë.

Forcat e rendit ia kanë komunikuar këtë gjë dy klubeve.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Aktualisht, ekipet po kryejnë nxemjen në fushën e lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos