Bylisi ndalet nga Luftëtari, Teuta nuk kalon dot Flamurtarin

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 16:46 | Futboll
Bylisi ndalet nga Luftëtari, Teuta nuk kalon dot Flamurtarin

Bylisi nuk ia doli të marrë fitoren e parë për vitin 2020 në kampionat, edhe pse përballë kishte Luftëtarin.

Në Gjirokastër, ballshiotët barazuan 1-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh në minutën e 35, me anë të sulmuesit Guindo që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Gjirokastritët barazuan me anë të Gresild Likës, që mposhti Mirakën dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Edhe Flamurtari bëri surprizën duke marrë një barazim në transfertën durrsake ndaj Teutës. Në “Niko Dovana” vlonjatët kaluan të parët në avantazh me golin e Anxhelo Harunit, ndërsa Teuta riktheu baraspeshën vetëm në pjesën e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos