Bylykbashi: Këshilli Politik ka detyrë depolitizimin e administratës zgjedhore. Vasili: Kushtetuta nuk ndryshohet për 6 ditë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 18:57 | Politikë
Bylykbashi: Këshilli Politik ka detyrë depolitizimin e

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, u shpreh pas takimit të sotëm se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit.

“Në mbledhjen e sotme, opozita zbatoi pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit, që kishte të bënte me çështje të shitblerjes së votës dhe çdo vepër tjetër penale që dëmton zgjedhjet, një paketë që sot u dakordësua dhe që është e detyrueshme për parlamentin dhe duhet miratuar pa ndryshime. Sigurisht, kjo nuk e mbyll marrëveshjen e “5 qershorit” pasi është edhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Është rënë dakord që pas zgjedhjeve të ardhshme, administrata zgjedhore duhet të jetë miks dhe ata që do të marrin vendime nuk do të jenë administrator politik, por të caktuar jashtë politikës.

Gjithashtu, ne bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo gjë për ndryshimin e kodit shkatërron atë marrëveshje të rëndësishme”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërkohë, Petrit Vasili, përfaqësues i LSI-së në këtë Këshill u shpreh se në takimin e sotëm të Këshillit Politik kanë qenë edhe ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me listat e hapura. “Propozimi është depozituar vetëm para dy ditësh në tavolinën e Këshillit Politik dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet vetëm brenda 6 ditësh. Në qoftë se për marrëveshjen e 5 qershorit u deshën mbi 6 muaj, tashmë kërkohet që kushtetuta të ndryshohet brenda 6 ditëve. Këshilli Politik mund të diskutojë edhe këtë çështje, por jo brenda 6 ditëve”, tha Vasili. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/23/keshilli-politik-gjiknuri-pd-nuk-deshiron-te-diskutoje-hapjen-e-listave/
https://a2news.com/2020/07/23/miratohet-me-99-vota-marreveshja-e-5-qershorit-pasdite-mblidhet-perseri-keshilli-politik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos