Miratimi i “5 qershorit”, opozita jashtë parlamentit: Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 18:36 | Politikë
Miratimi i “5 qershorit”, opozita jashtë parlamentit:

Ka zgjatur rreth 60 minuta takimi i sotëm i palëve në Këshillin Politik për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

Opozita jashtë parlamentit reagoi me anë të një deklarate pas mbylljes së tryezës së sotme, duke theksuar se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik.

“Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim. Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, mbyllet deklarate e opozitës jashtë parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos