Miratimi i “5 qershorit” në Kuvend, Soreca: Palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 16:13 | Politikë
Miratimi i “5 qershorit” në Kuvend, Soreca: Palët të

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas miratimit në Kuvend me 99 vota pro të marrëveshjes së 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentit për reformën zgjedhore.

Soreca shkruan në postimin e tij në Twitter se palët duhet të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur më 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020.

Dispozitat e reja legjislative do t'i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. Ne jemi në dijeni të propozimeve shtesë për reformën e sistemit zgjedhor.

Ndërkohë që njohim rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos