Këshilli Politik, Gjiknuri: PD nuk dëshiron të diskutojë hapjen e listave

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 18:46 | Politikë
Këshilli Politik, Gjiknuri: PD nuk dëshiron të diskutojë

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, u shpreh pas takimit të sotëm se PD nuk do që hapja e listave të trajtohet në këtë Këshill.

“Sot ishte mbledhja e fundit e Këshillit Politik për pjesën e parë të reformës zgjedhore, ku miratuam edhe formalisht, pasi pëlqimi ishte dhënë me kohë, në lidhje me të gjitha paketat e mbetura ligjore.

Propozova që të vazhdonim diskutimin në lidhje me ndryshimet kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave të kandidimit. Fatkeqësisht, opozita nuk kërkon që kjo çështje të trajtohet në Këshill, megjithëse thirrja jonë dhe e partnerëve ka qenë që të dialogohet edhe për këtë çështje. Ne kërkuam që ne ta prekim edhe këtë çështje, por nuk patën dakordësi në këtë drejtim. Siç duket PD nuk kërkon të vazhdohet më në këtë drejtim”, u shpreh Gjiknuri pas takimit të sotëm në Këshill. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/23/bylykbashi-keshilli-politik-ka-detyre-depolitizimin-e-administrates-zgjedhore-vasili-kushtetuta-nuk-ndryshohet-per-6-dite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos