Bylykbashi: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore, jo kushtetuese. Po shohim epideminë e Autokracisë

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 16:53 | Politikë
Bylykbashi: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore, jo kushtetuese. Po shohim

PD përmes ish-deputetit Oerd Bylykbashi ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë për të zgjatur periudhën e statusit të fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, duke e cilësuar vendimin si një epidemi të dytë, “epidemia e autokracisë”.

Sipas tij, shifrat zyrtare, që flasin për 609 të plagosur dhe 26 të vdekur nuk justifikojnë një zgjatje kaq të gjatë, “ndërkohë që shtete më të goditura si Italia, Gjermania dhe Franca afatin e kanë deri në javën e parë të majit”.

Përtej çështjeve mjekësore, sipas Bylykbashit ky vendim cenon vetë  Kushtetutën, që parashikon “se shtyrja nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar”, dhe që mund të shtyhet vetëm duke iu rikthyer sërish Kuvendit.

https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi/posts/10222262153252211

Sipas tij, objektivi i kryeministrit është zgjerimi sa më shumë i periudhës së karantinës, madje ironizon kur thotë “mos u çuditni as nëse në emër të emergjencës së shëndetit publik, policët do t’ju masin temperaturën në hyrje të qendrës së votimit dhe të vendosin ata nëse duhet të hyni apo jo të votoni për të vendosur kush duhet t’ju qeverisë”.

Gjithçka për Bylykbashin do të shmangej po të ekzistonte një Gjykatë Kushtetuese, por Rama sipas tij  “e ka hequr si të ishin bajamet e sëmura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos