
Infrastruktura rrugore e re dhe ajo nën ndërtim ka krijuar lehtësi për të gjithë udhëtarët që lëvizin në drejtim të jugut të vendit. Prej 28 qershorit, Bypass i Fierit është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e lëvizjes dhe duke eliminuar radhët e gjatë në brendësi të qytetit.
Drejtuesit e automjeteve shprehen të kënaqur me këtë investim. Në nëntor pritet të hapet krahu tjetër i Bypass-it, ndërsa komplet punimet pritet të finalizohen sipas në shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, një tjetër aks i rëndësishëm ku kanë nisur prej muajsh punimet, është edhe Bypass i Vlorës, që pritet të jetë plotësisht i aksesueshëm në fillim të vitit 2021.
Kjo arterie rrugore do të zgjidhë ngarkesën e trafikut në qytetin e Vlorës dhe në rrjetin rrugor të bregdetit të jugut. Të gjitha këto investime shtojnë potencialet turistike të vendit, duke e bërë atë më të aksesueshëm për turistët. (A2 Televizion)