Cagliari-Roma mbyllet me 7 gola, kryeqytetasit fitojnë në transfertë

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 20:07 | Futboll
Cagliari-Roma mbyllet me 7 gola, kryeqytetasit fitojnë në

Roma mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Cagliarit në transfertë, me rezultatin 3-4.

"Verdhekuqtë" e dominuan takimin në nisje dhe e mbyllën pjesën e parë 1-2, ndërsa shënuan edhe golin e tretë me nisjen e pjesës së dytë.

Megjithatë, Cagliari nuk u dorëzua dhe arriti të realizojë edhe dy gola, por Kolarovi i dha fitoren Romës në këtë sfidë.

Me këto tre pikë, Roma shkon në kuotën e 45 pikëve, 3 më pak se Atalanta e vendit të katërt, i cili të çon në Champions sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos