Cakaj, qytetar nderi në Bujanovc, Serbia refuzon propozimin

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 15:42 | Aktualitet
Cakaj, qytetar nderi në Bujanovc, Serbia refuzon propozimin

Serbia refuzon shpalljen e ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, si qytetar nderi në Bujanovc. Ishte ministrja e Administratës Publike dhe Vetadministrimit Lokal, ajo e cila hodhi poshtë propozimin e kuvendit komunal të Bujanovcit, që Cakaj të shpallej qytetar nderi atje.

Një njoftim i Ministrisë së Jashtme serbe, citon ministren Marija Obradović të thotë se shkak për refuzimin e propozimit ishin akuzat e Cakajt për krime lufte e gjenocid të Serbisë në Kosovë.

Bujanovci është një nga tre bashkitë në Luginën e Preshevës, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve nën administrimin e Serbisë. Refuzimi nga autoritetet serbe, vjen pak ditë pas një deklarate të përbashkët të Cakajt dhe Meliza Haradinaj-Stubllës, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos