Pas një viti pritjeje, banorët: Në pallatin tonë nuk është vënë asnjë tullë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 12:26 | Aktualitet
Pas një viti pritjeje, banorët: Në pallatin tonë nuk

Banorët e kompleksit “Jeda” në Durrës, të dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar, prej një viti presin të mësojnë se çdo të bëhet me banesat e tyre. Apartamentet janë të pabanueshme për shkak të dëmtimeve dhe këta banorë ndihen të braktisur nga autoritetet, të cilat ende nuk kanë një vendim për këtë kompleks.

Kompleksi "Jeda" ishte një nga objektet që kryeministri Rama një vit më parë zgjodhi t’ua tregonte homologëve të rajonit dhe më gjerë për të treguar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Ky kompleks ndodhet në të njëjtën gjendje edhe pas një viti. Banorët ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me apartamentet e tyre, nëse do të riparohen apo jo. Dhe pritja duket se po u soset pas një viti ku nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Disa prej banorëve kanë marrë iniciativën të hartojnë vetë projektin e përforcimit të kolonave mbajtëse të kompleksit së bashku me një inxhinier turk, që e kishte parë nga afër këtë kompleks.

E ndërsa për të disatën herë këta banorë tregojnë se askush nuk ka ardhur t’u japë një zgjidhje, koha kalon duke u matur tashmë jo më me muaj, por me vite dhe bashkë me të zgjaten akoma me shumë vuajtjet dhe vështirësitë e këtyre banorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos