Çako: Buxheti i Emergjencave nuk mbulon çdo fatkeqësi, fillimisht duhet të menaxhohen nga njësitë vendore

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 22:02 | Ekonomi
Çako: Buxheti i Emergjencave nuk mbulon çdo fatkeqësi,

“Buxheti i Agjencisë së Emergjencave Civile është 1.7 miliardë lekë dhe nuk mbulon çdo fatkeqësi natyrore të pritshme, por të gjitha njësitë e pushtetit vendor janë të detyruara të parashikojnë në buxhet jo më pak se 4 % për zvogëlimin e riskut. Ky element i detyron këto njësi të pushtetit vendor që të investojnë në vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë”. Është kjo përgjigjia që dha kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në studion e A2 Business Ëeek, kur u pyet se a ka kapacitete të mjaftueshme financiare për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

Sipas tij dy vitet e fundit kanë treguar se fatkeqësitë natyrore kanë treguar se janë një kosto e lartë e buxhetit të shtetit dhe fillimisht ato duhet të menaxhohen nga njësitë vendore. Kur janë përtej kapaciteteve të tyre atëherë veprojnë Emergjencat Civile.

Për drejtuesin e Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, bashkitë nuk janë në gjendje për të përballuar ndërhyrje madhore. Sipas tij buxheti i dhënë nga qeveria qendrore për njësitë vendore është më i ulëti në rajon, ndërsa shpenzimet për kompensime në këto 10 vite kanë kushtuar 500 milionë lekë.

“Buxheti që ka drejtoria është administrativ dhe jo për investime për të investuar në rrugë e argjinatura. Qeveria qendrore ka dhënë buxhet për bashkitë 1 % e GDP që është 18.2 mld lekë por është më i ulëti i pushtetit vendor në rajon.

Gjatë këtyre 10 viteve shpenzimet i kanë kushtuar 500 mln lekë për kompensime. Bashkitë nuk janë në gjendje për të përballuar ndërhyrje madhore për të bërë sistemin funksional”.

Në të njëjtën linjë edhe ekspertja e Ekonomisë Suzana Guxholli, sipas së cilës gjendja është e mjerë për shkak të filozofisë dhe strategjisë që aplikon qeveria, që ka qenë minimaliste për fondet e emergjencave. Borxhi i trashëguar i emergjencave civile 883 mln lekë në 2019 dhe është rritur në 1.1 mld lekë në 2020.

“Ky është një buxhet elektoral dhe nuk mendon për një vit afatgjatë dhe Ministria e Financave nuk ka vënë një shifër për borxhet e drejtorisë së emergjencave në lidhje me borxhet për kompensimet. Juve jeni në borxh në këtë drejtim. Fondet e dhëna nga ministria janë më pak nga ato që ju duhen.

Në vend të paguhen para për risqet të shtojë buxhet për ndërhyrje. Vetëm bashkitë nuk mund ti përballojnë”.

Sa i takon borxhit, Çako tha se në dhjetor të 2020-ës janë kompensuar 1mijë e 30 familje, por shpeshherë dokumentacioni nuk ka qenë në përputhje më këshillin e ministrave. Sipas tij është detyrim që të përfshihen të gjitha subjeket, ndërsa fokusi mbete te zvogëlimi i riskut

“Ne jemi duke trajtuar të gjitha detyrimet për kompensim dhe në dhjetor 2020 kemi kompensuar 1.3 mld lekë për fatkeqësitë natyrore. Qeveria ka alokuar në  çdo rast e fatkeqësi. Sot nuk kemi asnjë familje të patrajtuar.  Kemi trajtuar 1 mijë e 30 familje. Ka fenomene dhe fatkeqësi natyrore ndër vite që një pjesë e tyre kanë ende papajtueshmëri me detyrimin ligjor të dokumentacionit. Shpeshherë dokumentacioni ka qenë formal dhe jo në përputhje me Këshillin e Ministrave.

Dy nga fenomenet e fatkeqësive natyrore janë përmbytjet dhe zjarreve dhe tërmeteve bllokimi i rrugëve nga bora dhe rrëshqitje e dherave. Vlerësim i riskut dhe strategji për zvogëlimin e riskut . është detyrim që përfshin të gjitha subjektet. Jemi duke punuar për këtë çështje. Ministria ka investuar në diga dhe ka projekte që fokusi kryesor është ën zvogëlimin e riskut dhe përballimin e fatkeqësive.

Nga ana e tij Haxhimali bëri apel që të hartohet një strategji e detajuar me faturë buxhetore për një vlerësim të qartë dhe investim në parandalim

“Dokumentet strategjikë unë i kam parë, por kam dyshime se edhe në nivel vendor pasja e strategjive të detajuara me faturë buxhetore mungon. Të bëjë harta të vlerësimit të qartë. Të investojmë në parandalim në themel”.

Sa i përket vlerësimit të dëmeve nga përmbytjet e tanishme, Çako tha se ende jemi në fazën e konstatimit dhe për të përcaktuar dëmet dhe faturat duhet të kalojmë në fazën e rehabilitimit.

“Ka një procedurë për vlerësimin e dëmeve jemi në komisionet e konstatimit dhe nuk janë në gjendje të vlerësojnë dëmet e pasojat. Duhet të kalojmë në rehabilitim për të përcaktuar dëmet dhe faturat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos