Caktohet data e marrjes në pyetje e Hashim Thaçit në Prokurorinë Speciale

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 18:56 | Kosova
Caktohet data e marrjes në pyetje e Hashim Thaçit në

Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën me dije se më 13 korrik është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u marrë në pyetje për akuzat e ngritura.

Kreu i Shtetit deklaron mes të tjerash se do të përballet me dinjitet dhe integritet ndaj kësaj sfide.

“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos