Carlos Santana i kërkon falje transgjinorëve

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 11:56 | Showbiz
Carlos Santana i kërkon falje transgjinorëve

Kitaristi i famshëm, Carlos Santana, është detyruar të kërkojë falje pas deklaratave që bëri para disa ditësh në një koncert të tij.

66-vjeçari meksikan tha në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Zoti na ka krijuar meshkuj dhe femra dhe burri është burrë, ndërsa gruaja është grua.

“Para se të dilnim nga barku i nënës, e dinim se çfarë ishim. Më pas, kur dalim nga aty, shohim gjëra dhe nisim të mendojmë se mund të jemi diçka tjetër, por e dimë shumë mirë që është e gabuar. Një grua është grua dhe një burrë është burrë, kaq e thjeshtë. Çfarë dëshiron të bësh pastaj në shtëpinë tënde, është puna jote”, pati thënë Santana.

Pasi videoja u bë virale, Santana kërkoi ndjesë me anë të një postimi në Facebook: “Më vjen keq për komentet e mia. Unë respektoj idealet dhe besimet e të gjithëve. E kuptova se ajo që thashë ka lënduar disa njerëz dhe nuk ishte ky qëllimi im. I kërkoj ndjesë komunitetit transgjinor dhe të gjithë atyre që kam ofenduar”, lexohet në postimin e Carlos Santana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos