Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka performuar në një Festival në Hungari edhe me flamurin e Serbisë. Një video qarkulloi me shpejtësi në media teksa këngëtarja shqiptare u provokua nga një fans i saj me flamurin e Serbisë.
Rita Ora nuk e ka lënë flamurin në tokë, e ka ngritur dhe ka vijuar interpretimin me të. Komentet e shumta vërshuan në rrjet, por vetë këngëtarja ka treguar se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur ajo. (A2 Televizion)