Filmi i ri që po ia kalon “Barbie”-t

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 08:42 | Showbiz

“Barbie” është aktualisht filmi më fitimprurës i vitit, por duket se mbretërimi i tij do të përfundojë shumë shpejt.

Filmi “Gran Turismo” e ka nisur shumë mirë dhe në fundjavën e tij të parë ka fituar 17,3 milionë dollarë, ndërkohë që “Barbie” kishte grumbulluar 17,1.

Duket se ky film, ku interpretojnë Orlando Bloom David Harbour dhe Archie Madekwe, do të jetë i pari sa i përket fitimeve totale në kinematë e gjithë botës.

“Gran Turismo”, që është i bazuar në historinë e vërtetë të Jann Mardenborough, një adoleshent i fiksuar pas videolojës me të njëjtin emër i cili u bë pilot i vërtetë, është prodhuar me një buxhet për 60 milionë dollarësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/06/nga-videolojerat-ne-ekranin-e-madh-pamjet-e-para-te-filmit-gran-turismo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos