“Çatia e Derrit”, manovra tradicionale e minatorëve, që po shpëton jetë njerëzish në Turqi

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 21:34 | Bota

Një 17-vjeçare u arrit të nxirrej sot shëndoshë e mirë nga rrënojat e pallatit ku ajo banonte, i cili u shemb si pasojë e tërmeteve shkatërrimtare që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, e ku deri më tani numërohen më shumë se 41 mijë të vdekur.

17-vjeçarja Aleyna Ölmez u shpëtua nga rrënojat në ditën e 11-të të tërmetit në Kahramanmaraş, duke parë dritën e diellit pas më shumë se 248 orësh në rrënoja.

Por, si u arrit të shpëtohej e reja edhe pse vendi ku kishte përfunduar nën rrënoja ishte tepër i rrezikshëm për t’u shembur e për t’i marrë jetën?  

Për këtë, ekipet e specializuara të kërkim – shpëtimit përdorën të ashtuquajturën “çatia e derrit”, që përdoret rëndom në raste të tilla shembjesh në galeri nga minatorët.

Çfarë është metoda e “çatisë së derrit”?

Në sistemin e çatisë së derrit, materiali prej druri i prerë në madhësi të përshtatshme ngjeshet në pjesën e tavanit dhe krijohet një korridor i gjallë duke parandaluar shembjen e mbeturinave.

Falë sistemit të fortifikimit, i cili është gjithashtu i rëndësishëm për sigurinë e tyre, minatorët mund të avancojnë nëpër galeritë që kanë krijuar në thellësi të ndërtesave.

Kjo ishte pikërisht mënyra që u përdor për shpëtimin me sukses dhe nxjerrjen nga rrënojat të 17-vjeçares, duke mos i rrezikuar jo vetëm asaj, por edhe vetes së tyre jetën gjatë operacionit.

Kjo metodë është përdorur gjithashtu edhe më parë, ku punonjësit e qymyrit, arritën të nxirrnin të gjallë 103 persona nga grumbujt e gërmadhave të shkaktuara nga tërmetet e 17 gushtit dhe 12 nëntorit të vitit 1999.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/mbijeton-mbi-10-dite-pa-ngrene-nen-rrenoja-ndodh-mrekullia-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/vijojne-mrekullite-mes-rrenojave-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/16/shkembi-ndahet-ne-dysh-dhe-ngec-ne-shtepine-e-te-moshuares-evakuohet-nje-fshat-i-tere-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos