
Në sheshin përpara Bashkisë së Lushnjës, është çelur për të dytin vit radhazi panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023”.
Një eveniment mjaft i rëndësishëm i organizuar nga “Iceberg Exhibition”, ku qëllimi kryesor është ndihma e fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve si dhe çdo punonjësi në sektorin e bujqësisë.
“Rreth 80 biznese të ndryshme që marrin pjesë këtu dhe qindra fermerë që vijnë, e vizitojnë dhe janë gjithashtu nëpër stendat e ndryshme”, tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e pranishme në këtë panair.
“Jam nga Inda sh.a, prezantoj produktet bujqësore, kopshtarie, industrie, teknologjie dhe blegtorie” - tha Andi Rakipi.
“Gizi nëpërmjet mbështetjes së qeverisë gjermane dhe ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, implementon projektin zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale. Synimi kryesor është mbështetja e bujqësisë” , tha Klodian Rama.
Panairi do të qëndrojë i hapur në datat 27-28-29 prill. (A2 Televizion)