E lehtë apo e vështirë të bësh biznes në Shqipëri, si e shohin investitorët amerikanë?

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 21:45 | Ekonomi
E lehtë apo e vështirë të bësh biznes në

Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i ftuar në “A2Business” me Aurora Sulçen ka folur mbi frymën dhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Sipas Mullajt, problemi më i madh me të cilin janë hasur investitorët e huaj në vendin tonë, është mungesa e fuqisë punëtore, sidomos asaj të kualifikuar.

Z. Mullaj, si është për ju klima e të bërit biznes në Shqipëri?

Në radhë të parë doja t’ju thosha që ky nuk është një qëndrim që lidhet drejtpërdrejt me aspektin e zgjedhjeve vendore, por ky është një qëndrim i vijueshëm, veçanërisht nga Dhoma Amerikane dhe tani jemi në një bashkësi dhomash, të cilat kanë shprehur në mënyrë të integruar qëndrimin e tyre.

Është një qëndrim që lidhet me të gjitha ato aspektet që shqetësojnë anëtarët tanë por edhe në vijim të tryezave që kemi pasur vjet.

Në atë qëndrim janë realizuar ato boshtet kryesore dhe janë përkatësisht: strategjia për investimet, anti-korrupsioni, konsultimi publik, prokurimet dhe veçanërisht së fundmi kemi shtuar edhe rekomandimin lidhur me KEK-un, duke qenë se dialogu me biznesin nevojitet që të përmirësohet.

Në këndvështrimin tuaj, të bësh biznes në Shqipëri është e lehtë, e vështirë?

Vlerësimi jonë lidhet me atë që ne e publikojmë vit për ti, Indeksi i Biznesit, si një anketim që bëhet çdo vit nga Dhoma me anëtarët e vet.

Qëndrimet kryesore, parametrat kryesore që kanë lidhje me korrupsionin, anti-korrupsionin, me klimën e investimeve, me monopolet dhe tashmë kemi edhe një problem që ka dalë vitin e fundit, që shihet si shumë problem nga anëtarët e Dhomës që ka të bëjë me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Në përgjithësi problematika është që të gjitha këto parametra, për një numër vitesh, qëndrojnë nën këtë mesatare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos