
“Do të prodhojmë të paktën 100 milionë doza vaksine përpara fundit të vitit dhe me shumë gjasë më shumë se aq. Qindra miliona doza do të jenë të disponueshme çdo muaj”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Trump dhe këshilltari i tij, për pandeminë, pretendojnë se SHBA-ja është afër zhvillimit të një vaksine, pavarësisht se aktualisht nuk ka një të tillë që të jetë aprovuar nga autoritetet.
Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet kërkon që mos të ketë përçarje mes qytetarëve lidhur me administrimin e çështjes së vaksinës. Ekspertët i druhen një përshpejtimi të procesit të zhvillimit të vaksinës kundër Covid-19 për shkak të presionit politik.
Ndërkohë, Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka përditësuar udhëzimet për testimin e asimptomatikëve. Në bazë të tyre, nëse një person ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus, edhe nëse nuk ka simptoma, duhet të testohet. (A2 Televizion)