Manifestim kundër masave shtrënguese në Londër, përplasje me policinë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 18:52 | Bota

Tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në Londër gjatë një manifestimi kundër masave të reja shtrënguese të aplikuara nga qeveria në disa zona për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Situata ka degraduar përpara Galerisë Kombëtare, ku protestuesit që thërrisnin slogane këtyre masave u shtynë me forcat e policisë që kishin bërë një kordon.

Mes manifestuesve kishte dhe mbështetës të teorisë kundër G5 dhe nga ata që kërkonin legalizimin e marijuanës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos