Pandemia koronavirus, Gjermania raporton numrin më të lartë të rasteve që nga prilli

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 18:59 | Bota
Pandemia koronavirus, Gjermania raporton numrin më të lartë

Gjermania raportoi gjatë së shtunës numrin me të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga muaji prill.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit 2297 persona të tjerë rezultuan të prekur nga virusi vdekjeprurës. Megjithatë duhet thënë që Gjermania realizon mbi 1 milionë testime në javë, nga 500 mijë që bëheshin 5 muaj më parë.

Që nga nisja e pandemisë në vend raportohen 270 mijë persona të infektuar, 9384 prej të cilëve kanë humbur jetën, duke shtuar këtu dhe 10 viktimat e ditës së fundit.

Rajohet më të goditura janë Wesfalia dhe Bavaria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos