"Certifikata e vaksinave", debati nuk është i ri, nisi 120 vjet më parë

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 09:46 | Lifestyle
"Certifikata e vaksinave", debati nuk është i ri, nisi 120

Debati mbi certifikatën e vaksinimit daton më shumë se 120 vjet më parë. Herën e parë që ato kërkoheshin, zyrtarët shëndetësorë po luftonin me një pandemi të murtajës.

Në vitet 1890, qeveria e Indisë ndërsa ishte nën sundimin britanik miratoi një sërë masash në përpjekje për të ndaluar përhapjen e murtajës, mes të cilave përfshihej dhe fakti se udhëtarët duhej të provonin se ishin vaksinuar kundër sëmundjes bakteriale.

Koncepti i sotëm i një "pasaporte" të një vaksine nuk është shumë i ndryshëm, pasi është thjesht një provë që ti e ke marrë dozën dhe të lejon hyrjen në vendet e huaja. Certifikata, ka për qëllim “të shpërblejë” njerëzit që janë vaksinuar me një kthim në jetën normale.

Megjithatë, një lloj pasaporte vaksine ekziston. Bëhet fjalë për "Kartonin e verdhë", ose prova e vaksinimit për ethet e verdha që disa vende u kërkojnë udhëtarëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Kjo është e vetmja sëmundje e përmendur posaçërisht në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), megjithëse shumë vende kanë kërkesat e tyre specifike për vaksinimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos