
Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimet e opozitës për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Vlorë duke legjitimuar mandatet e 25 prillit. Partia Demokratike akuzoi vendimmarrjen e gjyqtarëve si të paracaktuar.
Brenda 24 orëve Kolegji Zgjedhor rrëzoi dy herë pretendimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri zgjedhore.
Pas Gjirokastrës, edhe Qarku Vlorë u certifikua nga trupa e gjyqtarëve duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve 8 për partinë Socialiste dhe 4 për partinë Demokratike.
“Rrëzimi i ankimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim si të pabazuar në prova”.
Për 90 minuta gjyqtarët shqyrtuan të gjitha pretendimet e opozitës. Kuriozitet shfaqën përvendimin e PD-së për të ankimuar vetëm qarqet ku rezultaun humbës.
Manjola Xhaxho: Manipulimet nuk janë bërë në tre qarqet e tjera
Ivi Kaso: Patjetër që ka pasur, por këto kemi gjykuar të ankimojmë.
Vendimi i Kolegjit nuk e surprizoi aspak opozitën.
Ivi Kaso: Vendimmarrja u paracaktua.
Në radhën e ankimeve është qarku i Beratit ku edhe për këtë zonë zgjedhore, opozita kërkon pavlefshmëri. (A2 Televizion)