Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë mbrëmje në qendër të Shkodrës, ku raportohet edhe për një person të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën pedonale "Kolë Idromeno".
Personi i plagosur raportohet se është një kalimtare e rastit e cila është goditur aksidentalisht.
Policia deklaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, ndërsa tha se e plagosura është një 35-vjeçare, banuese në fshatin Golem. Sipas Policisë ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dyshon se ka më shumë se një autor për këtë ngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre. (A2 Televizion)