Korçë, furgoni bie në kanal dhe përmbyset

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 19:44 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Veliternë në rrethin Korçës.

Një furgon ka rënë në një kanal në anë të rrugës, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, ku ka pasur edhe reshje bore.

Raportohet që shoferi ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe ka qenë e vështirë të nxirret, edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse. Gjithsesi drejtuesi i mjetit raportohet të jetë në gjendje të mirë dhe nuk ka plagë të rënda.

Reshjet e borës këtë të mërkurë kanë vështirësuar kalimin e mjeteve në akset juglindore të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos