Çështja e ASA, ministrja Kushi: Institucioni ka kryer shumë shkelje, s’kanë zbatuar ligjin

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 12:24 | Aktualitet
Çështja e ASA, ministrja Kushi: Institucioni ka kryer shumë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sqaroi pse është marrë vendimi për kalimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike në varësi të Akademisë së Shkencave.

Kushi tha se ASA ka kryer një sërë shkeljesh dhe nuk mund të jetë më institucion i arsimit të lartë.

“Akademia sot që flasim dhe asnjëherë nuk ka pasur një fakultet që është detyrim ligjor dhe në asnjë njësi nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur që të funksionojë. ASA është e paakredituar. Ka 8 vite që Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ka asnjë student në asnjë program dhe kjo i bën pasive, sipas ligjit. Nëse nuk ka regjistrime për 2 vite, ASA duhet të aplikojë për të mbyllur programet. Ne po e riorganizojmë këtë akademi”, tha mes të tjerash ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos