Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë, Shamku: Raporti i ekspertëve të MAS ishte tendencioz

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 21:10 | Aktualitet
Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë, Shamku: Raporti i

Vendimi i qeverisë për të kaluar Akademinë e Studimeve Albanologjike në varësi të Akademisë së Shkencave, sipas studiueses Ledi Shamku çon automatikisht në shkrirjen e institucionit ku ajo është anëtare.

Në emisionin “Debat” të moderatores Alba Alishani, në A2CNN, Shamku për herë të parë sqaroi se lajmin për mbylljen e ASA-s e kanë marrë nga media, ndërsa komunikimi zyrtar nga Ministria e Arsimit ka mbërritur në e-mail-in e tyre vetëm të premten.

Sipas Shamkut, MAS ka marrë vendimin pas përpilimit të një raporti nga një komision vlerësues, që ‘auditin’ pranë ASA-s e ka nisur në shkurt.

Me këtë projekt/vendim ne jemi njohur nga mediat por s’kemi asnjë dijeni apo komunikim për një vendimmarrje të tillë. Ka nisur një proces në ditët e para të shkurtit, i quajtur vlerësimi kiu kushteve të vlefshmërisë. Ky proces ngriti enkas një komision qendror dhe disa nëngrupe vlerësimi. Nëngrupi i vlerësimit i përbërë nga 7 ekspertë të fushave të ndryshme, akreditimit, çështjeve financiare apo aspekteve ligjore të MASH erdhën në Akademinë e Studimeve Albanologjike”, tha Shamku.

Studiuesja u shpreh se ky komision është i përbërë nga ekspertë që nuk morën në shqyrtim 70% të materialeve të kërkimeve shkencore që Akademia Albanologjike i vendosi në pozicion, por auditoi një 30% që lidhet me aspektet ligjore dhe financiare.

Ne kemi vënë me dashamirësi çdo dokument, që kemi dhe më pas na është kthyer një draft-raport, që nuk hezitoj ta citoj metodologjikisht thellësisht të paqartë. Akademia Albanologjike ka 70% kërkim shkencor dhe 30% mësimdhënie. Nuk u kërkuar nga ky komision vlerësues asnjë dokument për të gjithë atë 70% për të cilin ne paguhemi nga buxheti për shkencën i MASH. U fokusuan vetëm në disa çështje ligjore të interpretuara shumë keq dhe mbi elementë të tjerë që kanë të bëjnë vetëm me këtë 30%”, u shpreh ajo.

Më tej, Shamku theksoi se në gjykimin e saj rezultati final i raportit është tendencioz dhe urdhri për mbylljen e ASA-s është marrë pavarësisht se Ministria as nuk ka denjuar të lexojë një raport prej 47 faqe që u dërgua në drejtim të tyre për të konstatuar shkeljet e grupit të ekspertëve.

Më vjen ta quaj që është tendencioz, pa a shumë si parafabrikat. Megjithatë ne ngritëm një komision pune shumë të mirë dhe kemi dërguar brenda afateve në Ministrinë e Arsimit një përgjigje profesionale prej 47 faqesh ku viheshin në dukje të gjitha parregullsitë në dosjen e komisionit vlerësues. Nuk u mor parasysh në asnjë prej përgjigjeve të raportit përfundimtar ndonjë prej argumenteve tona dhe theksoj që na ka ardhur vetëm të premten që kaloi raporti.

ASA e ka kaluar njëherë këtë proces në 2014 dhe ky nëngrup i vogël ekspertësh nuk ka tagrin të kërkojë mbylljen apo shkrirjen e institucionit. Nuk e di sa tagrin e kanë pasi ata janë thjeshte ekspertë me formime të ndryshme që nuk di a e marrin dot këtë vendim kaq etik”, deklaroi Shamku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos