Metoda aktive 2 minuta që ndihmon për të humbur peshë! Vlen vetëm për guximtarët

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 18:18 | Aktualitet
Metoda aktive 2 minuta që ndihmon për të humbur peshë! Vlen

Humbja e peshës është një çështje që shqetëson një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Përtej dimensionit estetik, është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruhet një peshë e shëndetshme për të shmangur një sërë sëmundjesh të lidhura drejtpërdrejt me obezitetin, të cilën ekspertët e cilësojnë si një "epidemi" të kohës.

Në përpjekjen për të gjetur mënyra për të humbur peshë, ka të ngjarë të hasni një sërë këshillash, shumica e të cilave kanë të bëjnë me zgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm, por edhe përfshirjen e ushtrimeve fizike në rutinën tuaj të përditshme. Këtyre metodave, ekspertët i kanë të shtuar një tjetër: Është e lehtë, e shkurtër, e lirë. Tingëllon ideale, por “fsheh” një sfidë: A e bëni dot?

Pra, sipas ekspertëve, vetëm dy minuta ekspozim ndaj të ftohtit mund t'ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Gjetjet e një studimi të ri, të prezantuar në Konferencën Evropiane për Obezitetin në Dublin, zbulojnë se krioterapia e të gjithë ose një pjese të trupit, pra ekspozimi ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ulëta për një periudhë të shkurtër kohe, mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit.

Krioterapia "mund të rrisë aktivitetin e sistemit nervor parasimpatik dhe të veprojë si një trajtim i ri anti-inflamator dhe antioksidant, i cili mund të ketë efekte të dobishme në trup, duke përfshirë reduktimin e indit dhjamor ," shpjegon Jacopo Fontana, studiues në Istituto Auxologico Piancavallo IRCCS, Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos