5 makina janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e së enjtes në aksin Fier-Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Savrës, teksa shkaqet e tij janë ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar, por rruga është bllokuar për disa minuta duke shkaktuar trafik në këtë aks rrugor.
Ndërhyrja e policisë ka normalizuar trafikun dhe grupi hetimor po zbardh shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)