Tmerr në Kosovë, të miturin e sulmon ujku në oborrin e shtëpisë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 17:33 | Kronikë

Tmerr në Kosovë, të miturin e sulmon ujku në oborrin e

Një familje në Kosovë ka pësuar momente tmerri mbrëmjen e së mërkurës pasi një ujk ka sulmuar fëmijën e tyre të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës kur djali i vogël po lunate në oborrin e banesës në lagjen “Coklarë”.

Ujku, mësohet të ketë hyrë në oborr dhe e ka sulmuar fëmijën duke i shkaktuar dëmtime në gjoks dhe shpinë.

Ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Prishtinë për mjekim më të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos