Çështja e Ibrahimajt, Dervishi: Shkarkimi mund të ketë ndodhur, ajo që nuk dimë është arsyeja pse

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 21:42 | Politikë
Çështja e Ibrahimajt, Dervishi: Shkarkimi mund të ketë

Për Lufti Dervishin, shkarkimi i Delina Ibrahimajt mund të ketë ndodhur, por ajo që mbetet ende e pazbuluar, sipas tij, është cila ka qenë arsyeja që ka çuar kryeministrin drejt marrjes së një vendimi të tillë.

Në “Debat” me Alba Alishanin, analisti Dervishi argumentoi se nëse nuk do të kishte pasur shkarkim të ministres së Financave, reagimi i zyrave të shtypit do të kishte qenë i menjëhershëm. Ndërkohë që ajo që ndodhi ishte tërësisht e kundërta.

Përgënjeshtrimi nuk ishte bindës. Mund të ketë qenë edhe histori e humorit të kryeministrit, në një moment i ka thënë që është shkarkuar, në një moment tjetër i ka thënë, të themi që ishin thashetheme vere. Pikëpyetja mbetet, arsyeja është pse?”

Megjithatë, sipas Dervishit, do të jetë koha ajo që do të tregojë arsyet e vërteta të shkarkimit dhe më pas të tërheqjes nga shkarkimi i Ibrahimajt.

Ndërsa, për analistin Ilir Kalemaj shqetësues mbetet fakti që thuajse gjysma e kabinetit të qeverisë Rama është aktualisht anonim.

“Kemi ministra, që puna e parë serioze që kanë bërë në jetë, është ajo e ministrit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos