Këshilli i Integrimit, Tabaku: SPAK të caktojë një prokuror special për krimin zgjedhor

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 13:32 | Politikë
Këshilli i Integrimit, Tabaku: SPAK të caktojë një prokuror

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, kërkoi që SPAK të emërojë një prokuror special për të hetuar krimet zgjedhore.

“Në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime”, tha Tabaku gjatë mbledhjes së të premtes. “Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë”.

Tabaku tha se pavarësisht hapjes së negociatave për Shqipërinë në vitin 2022, në Parlament nuk ka pasur asnjë dhënie informacioni apo raportim për këtë çështje. “Sot për herë të parë kemi në këtë këshill ministren e cila vjen të raportojë mbas raportimit të tetorit mbi progres raportin. Qëllimi i opozitës, edhe i imi personal, është shndërrimi i procesit të integrimit në një proces gjithëpërfshirës. Pra, në një proces kombëtar!”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos