Çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Berisha: Rama është zhdukur prej 48 orësh. Po mbledhim prova

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 13:09 | Politikë
Çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Berisha: Rama

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Një revoltë e cila, pa diskutim do të shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, për këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”.

Kështu u shpreh, këtë të premte, Sali Berisha, kreu demokrat, në konferencën e tij të përjavshme teksa foli për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së.

Berisha tha më tej se “McGonigal kreu akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj”. Ai theksoi se PD-ja po punon për të mbledhur informacione mbi këtë çështje.

“Por, ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar. Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës. Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë kryhet ndaj një zyrtari të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë ndaj një vendi tjetër të lirë. SHBA udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/rama-per-skandalin-me-zyrtarin-e-fbi-parate-ruse-te-pd-se-jane-fakt-mcgonigal-nuk-akuzohet-per-asgje-nga-keto-qe-fliten/
https://a2news.com/2023/01/26/lidhjet-e-rames-me-zyrtarin-e-fbi-analistet-kryeministri-eshte-komod-sa-kohe-kemi-opozite-te-dobet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos