Samiti i OKB për klimën, Kerry: Shansi i fundit për të shmangur pasojat fatale

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 13:19 | Bota
Samiti i OKB për klimën, Kerry: Shansi i fundit për të

Në një intervistë për BBC, i dërguari i posaçëm për klimën, John Kerry, tha se samiti i OKB-së për klimën, i cili do të mbahet në nëntor në Britaninë e Madhe, është shansi i fundit i mirë, për të shmangur pasojat fatale ambientaliste për globin.

Ai pohoi se nën presidencën e Donald Trump, vite të tëra shkuan dëm në përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike. Dhjetëra udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në konferencën COP26 në Glasgow.

Sipas Kerrit, rikthimi i Shteteve të Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit është një hap i rëndësishëm, por i cili nuk do të mjaftojë në një kohë kur 90 për qind e emetimeve globale vijnë nga jashtë kufijve amerikanë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos