All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ministria gjermane: Vaksina e Oksfordit të mos u jepet personave mbi 65 vjeç

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 15:08 | Bota
Ministria gjermane: Vaksina e Oksfordit të mos u jepet personave mbi 65
All - Paragraf - 1

"Komisioni i vaksinave të Gjermanisë ka rekomanduar që vaksina e koronavirusit, e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, nuk duhet t'u jepet njerëzve mbi 65 vjeç", tha Ministria e Brendshme gjermane, të enjten në një deklaratë.

Sipas deklaratës, një studim nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Institutin Robert Koch të Gjermanisë ka zbuluar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e vaksinës për këtë grupmoshë.

All - Paragraf - 3

"Nuk është e mundur të bësh një konstatim për efikasitetin e vaksinës AstraZeneca te njerëzit mbi 65 vjeç", thuhet në deklaratë.

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit u raportua si 95% efektive dhe në gjendje të eliminojë 100% simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos