Ende kërkohen njerëz nën gërmadha, ulen ekstremisht temperaturat në Gaziantep dhe Aleppo

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 12:29 | Bota

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në Turqinë dhe Sirinë e goditur rëndë nga tërmeti i së hënës të shkuar. Kërkimet e ekipeve të shpëtimit pritet të vështirësohen më tej nga kushtet e motit pasi në Gaziantep dhe në Aleppo temperaturat do të ulen nën zero.

Sipas parashikimit, në këto zona temperaturat do të zbresin deri në -6 gradë celsius.

Nick Searle nga Ekipi Ndërkombëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit në Mbretërinë e Bashkuar është shprehur se java ka qenë “ekstremisht traumatike” për ekipin e tyre.

Ai shpjegoi se puna e ekipit është vështirësuar pas shtatë ditësh pune pa pushim duke tentuar të shpëtojnë njerëzit nën gërmadha në të ftohtë. Deri më tani, numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe në Siri ka shkuar në mbi 36.000. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos