Çështja "McGonigal", Boçi paraqet argumentet e PD: Rama nën hetim, çdo përgjigje e tij sot, do të përdoret si provë kundër tij

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 10:59 | Politikë
Çështja "McGonigal", Boçi paraqet argumentet e PD:

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka paraqitur në seancë argumentat për mocionin me debat për çështjen McGonigal. Në arsyetimin e tij, deputeti Boçi e cilësoi një projekt kriminal të kryeministri Edi Rama përfshirjen e tij në aferën MCgonigal me qëllim shkatërrimin e institucioneve, imazhin e vendit dhe opozitën.

“Rama të përgjigjet për akuzat personale, juridike, ndërsa për akuzat politike duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ndante pasuritë e shqiptarëve për përfitime personale e politike. Ky është vetëm fillimi i fundit dramatik të kryeministrit që nën avujt e çmendurisë projektoi cenimin e rrëzimin e institucioneve amerikane, një projekt kriminal që kur të flasë Mcgonigal të gjithë do të dëgjojnë. I hetuari kryeministër i ka bërë këto veprime me paramendim duke shkallmuar integritetin institucional, imazhin dhe çdo parametër të shtetit ligjor. Qeveria e Shqipërisë ka korruptuar një zyrtar të lartë me qëllim për të goditur dhe zhdukur opozitën dhe kjo shprehet qartë në aktakuzën e Grand jurisë. Veprimi dhe emri i Ramës përmenden 14 herë dhe janë të provuara. Ky do t’i shërbente për të zhvatur i qetë Shqipërinë që e quan çifligun e tij. U godit lidershipi i PD-së. Akuzonin parti dhe personalitete të Shqipërisë për lidhje me Rusinë dhe nga një kryeministër në detyrë. Për këtë pagoi McGonigal”.

Sipas tij, Rama sot është alarmi i kuq i SHBA-së dhe çdo përgjigje e tij sot në Kuvend do të përdoret si provë kundër tij. Sipas tij, hetimi ndaj tij është i pashmangshëm dhe ndaj duhet të japë dorëheqjen.  

“Drejtësia e ka shpallur nën hetim qeverinë shqiptare dhe kryeministrin e saj. Këtë e dëshmon vendimi i Grand Jurisë. Opozita shqiptare e vendosur të hedhë dritë mbi këtë çështje si partnere e drejtësisë dhe ligjit. Rama sot është alarmi i kuq i SHBA-së dhe çdo përgjigje e tij sot do të përdoret si provë kundër tij. Ai duhet të japë përgjigje edhe pytjeve; A jeni i vetëdijshëm për krimin kushtetues ndaj Shqiëprisë? A jeni i vetëdijshëm për krimin me pasoja ekonomike dhe shkatërirmin e besimit institucional brenda e jashtë vendit? Dorëheqja duket se është imperative, hetimi duket i pashmangshëm. Prandaj zoti kryeministër bën mirë të ikësh”, tha Boçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos