Çështja Navalny, disidenti rus transferohet në spitalin e burgut

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 12:20 | Bota
Çështja Navalny, disidenti rus transferohet në spitalin e

Ditët e fundit gjendja shëndetësore e opozitarit rus, Alexey Navalny ka shkaktuar një debat ndërkombëtar, kjo edhe pas grevës së urisë që ai ka nisur për mungesën e shërbimit dhe kushteve të këqija.

Për këtë arsye, shërbimi federal i burgjeve në Rusi bën me dije se disidenti 44-vjeçar do të transportohet në repartin spitalor në burgun e Vladimir, i cili është i specializuar për observimin mjekësor të të dënuarve.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij shërbimi, gjendja shëndetësore e Navalny është e kënaqshme dhe nuk rrezikon jetën siç u tha në ditët e fundit nga mbështetësit e tij më të afërt. FSIN shton se Navalny vizitohet çdo ditë nga një mjek i përgjithshëm dhe me dëshirën e tij i është dhënë dhe një terapi me vitamina.

Por stafi i opozitarit nuk është dakord me këtë transferim. Sipas tyre, 44-vjeçari thjesht është dërguar në një godinë tjetër torture që thjesht ka një spital të madh për të sëmurët rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos