Zjarri i frikshëm djeg një ndër universitetet më të vjetra në Afrikën e Jugut

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 10:34 | Bota

Një vatër e madhe zjarri në malin Table në Afrikën e Jugut ka përfshirë dhe disa zona të banuara në Cape Town, duke djegur dhe një ndër universitetet më të vjetra e më të mëdha në vend.

Qindra studentë u evakuuan me shpejtësi pasi flakët përfshinë disa nga godinat e universitetet dhe pjesën më të madhe të bibliotekës në të cilën mbaheshin dhe libra mbi 300-vjeçarë.

3 helikopterë dhe 100 zjarrfikës u angazhuan për të vënë flakët në kontroll, 2 prej të cilëve u plagosën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos