
Nga Vora ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Lulzim Vrana, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun demokrat Lulzim Basha për çështjen Toyota Yaris, për të cilën Basha është marrë sot në pyetje nga prokurorët belgë. Gjatë fjalës së tij me demokratët e Vorës, Berisha sa se vetëm prokuroria belge mund të kuptojë rolin e tij në këtë organizatë kriminale.
“Antimafia italiane është një prokurori e shkëlqyer që ndihmon kombin e vet por edhe vendet e tjera ku shtrihet mafia. Por sot, në të njëjtën ditë në Tiranë kishte zbarkuar një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh të Mbretërisë së Belgjikës, sepse Lulzim Brava, nëse ju kujtohet ju, në Parlament doli dhe tha do të vijnë ditën e shtunë 5 milionë euro me Toyota Yaris. I njoftoi. Askush s'e merr vesh përveç prokurorisë belge se cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale”.
Sipas Berishës, Basha votoi zgjatjen e afateve të organeve të vetingut në Kuvend, para se të shkonte në prokurori për shkak të frikës.
“Dhe bën votimin, para se të nisej në Prokurori, nga frika se para se të ikte në prokurori, mos u thoshte deputetëve mos votoni... Por kjo është skllavëri e vërtetë", tha ish-kryeministri.
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen “Toyota”, ku dy makina të kësaj marke me 3,4 milionë euro brenda, u kapën në Portin e Durrësit në qershor të viti 2018.
Kjo është hera e dytë që Basha merret në pyetje për këtë çështje, pasi ka dëshmuar edhe në vitin 2019 në Prokurori. Atëherë, Basha deklaroi se informacionet e plota do t’ua jepte prokurorëve belgë. (A2 Televizion)