“Qindra-mijëra shtëpi të pasigurta në Shqipëri”, Berisha: Do të merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 12:10 | Politikë
“Qindra-mijëra shtëpi të pasigurta në

Sali Berisha foli për gazetarët para se të futej në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, ku komentoi protestën e banorëve të “5 Majit”. Ai u shpreh se do të ndërmerret një nismë ligjore për mbrojtjen e banesave të shqiptarëve.

“Çnjerëzinë e kreut të meduzës ndaj banorëve të cilët në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit, po mbrojnë shtëpitë e tyre që po u shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet. Të ftosh qytetarë në bisedime është një akt normal, t’u përplasësh atyre tavolinën me grusht është një arrogancë ekstreme, të cilën e kanë aplikuar pushtuesit dhe diktatorët. Për të gjitha këto, dënoj me ashpërsinë më të madhe. Informoj se do të merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë.

Me praktikën që po ndjek kreu i meduzës janë me qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri. Aty ka njerëz me tapi edhe 50-vjeçare. Të gjitha janë ndërtuar para vitit 2014, ku deri në atë vit ligji parashikonte legalizimin para urbanizimit”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos