Çfarë do kishte bërë ndryshe? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 20:11 | Politikë
Çfarë do kishte bërë ndryshe? Basha: Jam penduar që i

Gjatë takimit me të rinjtë e Shkodrës, ish-kryedemokrati Lulzim Basha u pyet edhe se çfarë do bënte ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës.

Basha tha se është penduar që i dha kohës Berishës që të reflektonte. Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA.

“S’do kisha humb kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thosha i njëjti standard, siç duhej të thosha. U ulëm dhe i thash nuk mundet që k problem të marrë me vete PD, dhe reagimi i tij ishte që s’do marr PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dh eja ku jemi, përtej harku kohor. Në shtator vendimi do ishte ai, ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, nuk mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin. S’mund të vijë në pushtet pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe,. Interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/27/basha-i-rikthehet-zyrtarisht-politikes-takim-me-te-rinjte-ne-shkoder-sfidon-hapur-berishen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos