Çfarë kërkojnë studentët e mjekësisë?

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 08:59 | Aktualitet

Sot pritet të kalojë në Parlament projektligji shumë i debatuar që detyron studentët e Mjekësisë të qendrojnë në atdhe për 5 vjet pas studimeve të tyre. Komisioni i Edukimit dhe Informimit Publik miratoi projektligjin që studentët e Mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri përpara se të tërheqin diplomën. Në mbledhjen e djeshme pati edhe një seancë dëgjimore me studentët, ndërsa opozita kundërshtoi fort përmes Flutura Açkës. Një qëndrim kundër ka pasur edhe Qëndresa Qytetare. Përmes disa përllogaritjeve mbi koston prej 6800 eurosh për student mjekësie që është vendosur nga qeveria, analizuam më shumë në “Dita Jonë” me Migen Qiraxhiun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos