Çfarë ndodh kur nuk qëllon në shenjë derrin e egër që po të sulmon

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 18:28 | Kapur në kamera

Një gjahtare italiane u detyrua që ta përdorë çiften e saj si shkop për të goditur derrin e egër, të cilin nuk pati nishan që ta qëllonte kur ai iu vërsul.

Gruaja shkrep armën dy herë, por nuk arrin që të godasë në shenjë kafshën. Derri i egër i vërsulet dhe ajo nis ta godasë me çifte në kokë. Pas disa goditjeve, derri i egër largohet me shpejtësi.

Videoja është xhiruar në Erula të Sassarit, në Sardenjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos