Mendonte se ishin leshterikë, por kishte të bënte me një nga qeniet më të rrezikshme në botë

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 17:55 | Kapur në kamera

Po lahej qetësisht në ujin e kaltër të ishullit Bribie, në Queensland, kur pa diçka që fillimisht iu duk si një masë leshterikësh.

Por për fat të Bianca Kristin, turistes australiane që ka regjistruar videon, kurioziteti i saj nuk ishte aq i madh sa të prekte atë masë në dukje pa formë, që dukej sikur ndiqte pasivisht valët e detit.

Takimi i afërt me peshkun gur. Burimi: Facebook/Bianca Kristin

Diçka që i shpëtoi me shumë mundësi jetën, sepse bëhej fjalë për një nga qeniet me veti më helmues në botë.

Peshku gur mimetizohet pothuajse në çdo ambient nënujor, helmi i tij shkakton paralizë muskulare të menjëhershme

Peshku gur, emri shkencor synanceia verrucosa, është një peshk që jo vetëm mimetizohet pothuajse në çdo ambient nënujor, por helmi i tij shkakton paralizë muskulare të menjëhershme që mund të çojë edhe në arrest kardiak dhe në vdekje.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos