Çfarë po kurdis Vladimir Putin? Llogorja 72 kilometra shihet nga hapësira

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 19:23 | Bota

Ushtria ruse po ndërton një llogore gjigante, më shumë se 72 kilometra, në të gjithë rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia në Ukrainë.

“Daily Mail” shkruan se Vladimir Putin është i vendosur për të mbajtur në kontroll këto territore dhe po përgatitet më të gjitha mënyrat për të përballuar një ofensivë nga ushtria e Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara.

Pika ekstreme e llogores gjigante është zbuluar nga sateliti “Sentinel-2” dhe ndodhet në periferi të fshatit Semenivka. Forcat ruse kanë hapur një kanal të madh dhe në të janë të vendosura në distancë antitanke. Ndërtimi për këtë llogore raportohet të ketë filluar që në muajin shtator të vitit të kaluar. Për ndërtimin e llogores, sipas Daily Mail, janë përdorur punëtorë të marrë nga Kirgistani.

Sakaq, New York Times raporton për probleme brenda ushtrisë ukrainase, duke vlerësuar se nëse nuk ka furnizime të reja nga perëndimi, sistemet e mbrojtjes do të mbeten pa municione brenda majit. Rusia ka intensifikuar sulmet, me forcat e Kievit që kanë ndaluar 58 bombardime në 24 orët e fundit.

“Çdo festë e krishterë na mëson se ne duhet të sigurohemi që djalli të humbasë. Edhe pse nuk e dimë se si, ne duhet të besojmë dhe ne besojmë se do ta mposhtim,” deklaroi Zelensky.

Në terren, ushtria ruse po raporton humbje të mëdha në njerëz, aq sa po detyrohet të vjedhë gurët nga varret ukrainase, duke I fshirë emrat, dhe t’i përdorë për të rënët e saj. Kështu raportojnë mediat e Kievit duke cituar burime nga administrata ushtarake e rajonit Luhansk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos