All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Guri masiv zë poshtë makinën, 4 viktima, mes tyre tre mësues që po ktheheshin nga puna

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 16:47 | Bota
Guri masiv zë poshtë makinën, 4 viktima, mes tyre tre mësues
All - Paragraf - 1

Katër persona, mes tyre tre mësues, kanë humbur jetën pas një aksidenti fatal rrugor në një autostradë në Kozan, ku makina me të cilën ata po udhëtonin u godit nga disa gurë të mëdhenj që nisën të binin nga mali për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Dilek Altıparmak dhe tre kolegët e saj po ktheheshin në shtëpitë e tyre pas pune në shkollën fillore “Himmetli”. Nga ky aksident humbën jetën shoferi i automjetit Dilek Altıparmak,  Pinar Kiliç (29 vjeç), Ümmühan Dilbilir (39 vjeç) dhe Rahime Topak (37 vjeç).

All - Paragraf - 3

Fillimisht pas goditjes nga gurët që binin pa pushim nga mali, makina dhe njerëzit brenda kanë marrë disa dëmtime të lehta, aq sa mësuesja e ndjerë kishte pasur kohë të telefononte të motrën, duke i thënë që kishte frikë.

Por, fatkeqësisht një gur i madh i ra përsipër automjetit të viktimave duke i shtypur brenda të gjithë, e duke i marrë jetën në vend. E motra e Dilek tha se trupi i saj ishte copëtuar dhe ndarë në dysh. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për aksidentin fatkeq, që u mori jetën katër të pafajshmëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/06/makina-godet-kamionin-nga-pas-vdesin-ne-vend-dy-persona-6-te-plagosur-rende/
https://a2news.com/2023/03/28/aksident-i-frikshem-makina-godet-nga-pas-kamionin-perfundon-poshte-tij-5-te-plagosur/
https://a2news.com/2023/03/26/aksident-i-frikshem-ne-konia-perplasen-dy-automjete-njera-prej-tyre-ndahet-ne-dysh-1-i-vdekur-e-1-i-plagosur/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos