Tjetër ngjarje e rëndë në SHBA, të shtëna jashtë një banke, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 16:42 | Bota

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. CNN raporton se një person ende i paidentifikuar hapi zjarr jashtë një banke në Louisville, Kentaki.

Policia ka konfirmuar se 5 persona kanë vdekur, ndërsa 8 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital. Raportohet se njëri prej viktimave është efektiv policie, ndërsa edhe autori ka mbetur i vdekur. Policia raportoi se mbërriti në vendngjarje vetëm 3 minuta pas nisjes së të shtënave dhe e gjeti autorin ende duke qëlluar.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se ai kishte miq dy prej viktimave, ndërsa një i tretë ishte mes të plagosurve.

Shkaqet që shtynë autorin të kryejë këtë masakër janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos