Momenti i frikshëm në Meksikë, shembja e dheut shkatërron pallatin

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 16:51 | Bota
Momenti i frikshëm në Meksikë, shembja e dheut shkatërron

Momente me të vërtetë të frikshme janë postuar në rrjetet sociale nga një fshat në Meksikë, ku shfaqet një pallat që shembet në pak sekonda si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Në videon e regjistruar në rrethinat e Tijuanas, shihen ekipet e emergjencës që largohen me shpejtësi pasi kanë evakuuar banorët nga pallati.

Pallati u rrokullis në kodër dhe ra mbi një banesë tjetër, e cila gjithashtu u shkatërrua, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve për disa orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos